Vllaznia është ekipi kampion i Shqipërisë në boks. Shkodranët rrëmbyen titullin kundrejt Tiranës, pasi 7 sportistë të tyre arritën të triumfonin në kategori të ndryshme. Konkretisht, në ndeshjet e zhvilluara në pallatin e sportit ‘Farie Hoti’ në Tiranë, kampionë për Vllazninë u shpallën Rifat Bajrami, Emanuel Koço, Ani Haxhillari, Arjon Kajoshi, Senad Drini, Geljan Rajku dhe Nelson Hysa.
“E vështirë për faktin se u zhvillua në Tiranë, kishte të gjitha peshat dhe ishte e favorizuar nga ana ekonomike. Ka sjellë edhe boksierë nga jashtë me pagesa shumë të mira, por ne ia dolëm. Mund ta cilësoj si një prej kampionateve më të forta të zhvilluara në 32 vite,”-u shpreh Lazarin Vila, zv/trajner i Vllaznisë.
I gjithë ekipi i Vllaznisë fitoren ia dedikoi trajnerit Zef Gjoni për strategjinë e ndjekur në kampionatin kombëtar, ndërsa zëvendës trajneri zbuloi se në një kohë kur përgatiteshin për kampionatin ende s’e dinin nëse do merrnin pjesë.
“Ne deri 1 javë para kampionatit ishim në pikëpyetje nëse do marrim pjesë me ekipin e plotë apo jo sepse nuk kishim para. Sportet janë me projekte dhe ishin të mbyllura. Për rrjedhojë ishim shumë keq me bixhetin,”-tha Lazarin Vila, zv/trajner i Vllaznisë.
Për Vllazninë ky ishte titulli i 25 në histori, ndërsa Tirana që për pak e humbi organizoi një kampionat të shkëlqyer, që ofroi vetëm emocione dhe spektakël.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
61.8%
-
Jo
25.7%
-
S'i dihet
12.5%
Vota total: 2417
Lajme të tjera
-
Komisioni i Disiplinës jep vendimin, nis hetimi për dhunën në futbollin e femrave gjatë ndeshjes Tirana-Vllaznia
1 Dhjetor, 20:41
-
'S'e kam fare mendjen te Tirana - Partizani', Edlir Tetova: Fitorja e Vllaznisë na vendos në presion
1 Dhjetor, 15:41
-
Tensionohet situata në prag të derbit, Tirana përjashton Ardit Hilën! Gati largimi në janar
1 Dhjetor, 11:47
-
Transferta kundër Egnatias, Qatip Osmani i Vllaznisë: Nuk do ishte befasi të merrnim tri pikë në Rrogozhinë
1 Dhjetor, 10:29
-
Boksieri Nelson Hysa renditet i 35-ti në botë
30 Nëntor, 17:07
-
Java e derbit, Tirana - Partizani në shifra! Të kuqtë dominojnë statistikat
29 Nëntor, 18:51
-
VIDEO/ Vetëm tre raunde, Arjon Kajoshi hedh 'K.O' boksierin kolumbian
28 Nëntor, 19:20
-
GOLAT/ Egnatia tri pikë në Laç, rrogozhinasit të vetëm në krye të Superligës! Kukësi dhe Skënderbeu 4 gola për një pikë, Vllaznia fitore historike në Durrës
28 Nëntor, 15:59
-
Njihuni me boksierin premtues Dennis Ballazhi
27 Nëntor, 11:56
-
Dhunë dhe grushte, del video e sherrit në ndeshjen e futbollit të vajzave mes Tiranës dhe Vllaznisë
27 Nëntor, 08:28
-
FOTO/ Nuk mungojnë as meshkujt, përleshja e turpshme në ndeshjen e vajzave mes Tiranës dhe Vllaznisë
26 Nëntor, 13:23
-
Dhunë dhe grushta te femrat, Tirana - Vllaznia ndërpritet prej sherrit! Bardheblutë: Akte të tmerrshme, u goditën tre vajzat tona
25 Nëntor, 16:30