'Vllaznia' kërkon pagat e prapambetura, Ademi kërkesë Këshillit Bashkiak për të shqyrtuar e miratuar pasqyrat financiare të klubit

'Vllaznia' kërkon pagat e prapambetura, Ademi kërkesë Këshillit Bashkiak për të shqyrtuar e miratuar pasqyrat financiare të klubit

Voltana Ademi

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i ka dërguar një letër Këshillit Bashkiak në lidhje me situatën e krijuar nga pagat e prapambetura në klubin e  Vllaznisë.

Ajo kërkon me urgjencë dhe pa vonesa, shqyrtimin dhe miratimin e pasqyrave financiare të Vllaznisë, nisur edhe nga situata e tensionuar e COVID-19.

Letra e plotë:

Bashkia e Shkodrës ka miratuar Buxhetin për vitin 2020 për Klubin e Futbollit Vllaznia sh.a. që në dhjetor të vitit 2019. Jemi në fund të muajit maj 2020 dhe Këshilli Bashkiak akoma nuk ka shqyrtuar dhe miratuar pasqyrat financiare të KF Vllaznia sh.a., duke bllokuar vijimësinë e pagesave që nga muaji shkurt dhe deri në këtë moment që jemi, 22 maj 2020. Në muajin shkurt, ka pasur një përpjekje nga ana juaj për zhbllokimin e situatës tek KF Vllaznia sh.a., por vetëm aq. Në momentin që flasim, futbollistët, stafi tekniko- sportiv, trajnerët e Akademisë dhe punëtorët e terreneve sportive, nuk kanë mundur të marrin pagat e tyre. E gjithë kjo, ka krijuar një situatë të rëndë që rrezikon të ketë impakt edhe në pjesën sportive, të rezultateve dhe objektivave për të gjitha ekipet e KF Vllaznia sh.a. në kompeticionet ku marrin pjesë. Dua të vazhdoj të besoj që nuk ka ndonjë keqdashje në këtë zvarritje që po i bëhet zhbllokimit të financimit të punës së sportistëve dhe stafit të KF Vllaznia sh.a. Në këto kushte, kërkoj nga ana juaj, me urgjencë dhe pa vonesa, shqyrtimin dhe miratimin e pasqyrave financiare, ne një mbledhje të thirrur nga Administratori i K.F.”Vllaznia”, për t’i hapur rrugën vijimin në normalitet të punës tek Klubi kuqeblu, i cili siç edhe klubet e tjera, kanë kaluar jo pak probleme edhe për shkak të pandemisë dhe Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore. Siç jeni në dijeni, sezoni futbollistik rifillon me 3 qershor ndërsa ekipet kanë nisur stërvitjen. Kësisoj, si Kryetare e Bashkisë Shkodër, duke përcjellë zërin e sportistëve dhe tifozerisë, kërkoj reagimin me përgjegjësi nga ana juaj.

Kujtojmë se ditën e djeshme, klubi shkodran ka bojkotuar stërvitjen, pasi nuk kanë marrë pagat e 5 muajve.

Letra e Ademit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kirasiani: 22/05/2020 23:54

    Ty nuk te njeh si kryetare bashkie keshilli bashkiak moj debile qe shkaterrove Shkodren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK