Vllaznia me tre mungesa, Sedloski para Kupës: Duam finalen, unë nuk dorëzohem

Vllaznia me tre mungesa, Sedloski para Kupës: Duam finalen, unë nuk dorëzohem

Goce Sedloski, trajneri i Vllaznisë

Egnatia dhe Vllaznia luajnë nesër në 15:00 gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë në Rrogozhinë. Përballja e parë në "Loro Boriçi" përfundoi 1-1, me dy skuadrat që janë në garë për finalen e 1 qershorit në "Air Albania".

Në prag të sfidës, për mediet foli trajneri i Vllaznisë. Goce Sedloski ka përmendur mungesat e Gurishtës, Balajt dhe Smajlit, teksa ka thënë se ai nuk dorëzohet dhe kërkon të mbrojë këtë trofe, me kuqeblutë që janë fituesit në fuqi.

"Kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në përfundim të kampionatit. Si çdo duel tjetër, edhe ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme. Duhet të mbledhim mendjen, pasi është fundi i kampionatit. Dua ta luajmë ndeshjen sa më mirë të jetë e mundur. Duhet të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër nga ato që kemi bërë në kampionat, edhe pse kemi shumë mungesa. Egnatia është një ekip shumë i mirë, e dimë çfarë humbjesh na kanë shkaktuar", tha trajneri i Vllaznisë fillimisht.

Veç mungesave, trajneri kërkon që lojtarët në fushë të justifikojnë fanellën që mbajnë veshur.

"Kemi mungesa si Gurishta, Balaj, Smajli, por ato lojtarë që kanë mbetur duhet të tregojnë karakter, të japin energji, ta justifikojnë fanellën të cilën po mbajnë veshur. Nga Vllaznia të gjithë presin Europën dhe besoj se do ia dalim. Jam person që nuk dorëzohem derisa të arrij qëllimin dhe kam shumë besim se do ja dal me këtë ekip. Këtë mundohem ta transmetoj te të gjithë lojtarët sa herë më jepet mundësia. E di pse kam ardhur këtu", tha Sedloski.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion