Vllaznia në krye e shkëputur, Balaj: I lumtur për golin në ndeshjen e 100! Egbo: Bylisi meritonte fitoren

Për herë të parë, pas javës së 6 të Superligës, Vllaznia udhëheq kampionatin me diferencë nga ndjekësit. Shkodranët siguruan fitoren e 3 radhazi, teksa këtë fundjavë mposhtë me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin.

“Është kënaqësi për një sulmues të shënojë dhe në ndeshjen numër 100 duhet ta festoja. Një rezultat që na kënaq shumë se solli fitoren dhe sot për ne kundër Ballshit kishte vetëm një rezultat. Na bente punë vetëm fitorja,”-u shpreh Bekim Balaj, kapiten i Vllaznisë.

“Më vjen keq sepse nëse do barazonim me atë penallti mund të merrnin 3 pikë dhe jo vetëm një. Mund të them se sot kemi humbur 3 pikët,”-tha Emanuele Egbo, trajner i Bylisit.

Egnatia kampione në fuqi barazoi 0-0 kundër Elbasanit, ndërsa Dinamo e Ilir Dajës u ndal 1-1 në Durrës kundër Teutës. Më herët për javën e 6 të Superligës derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana u mbyll 0-0, ndërsa Skënderbeu u rikthye te fitoret duke mposhtur 2-1 Laçin, që ngeli pa trajner pas largimit të Cungut.

Pas 6 ndeshjeve të para Vllaznia mban kreun me 13 pikë, 2 më shumë se Egnatia e vendit të dytë dhe 4 më shumë se Elbasani dhe Partizani që mbajnë respektivisht vendin e 3 dhe të 4. Tirana është e 8 me 6 pikë, Bylisi i 9 me 5 pikë, ndërsa tabelën e klasifikimit e mbyll Laçi me 3 pikë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?