Vllaznia ra nga kategoria, lojtarët gjobiten me 2 muaj rrogë

Futbollistët e Vllaznisë janë gjobitur me dy muaj rrogë nga klubi, si pasojë e mosrealizimit të objektivit. Ekipi shkodran ra nga Kategoria Superiore pas 57 vitesh dhe kjo ka zhgënjyer pa masë tifozët e shumtë të kësaj skuadre.

Drejtuesit e klubit shkodran, përveç gjobës, pritet të shkrijnë Vllazninë B dhe në ekipin e parë të mbajnë vetëm të rinj vendas, për ta ngjitur vitin tjetër ekipin elitën e futbollit.

Zhvillime të tjera në kampin shkodran. Drejtuesit e klubit të Vllaznisë kanë vendosur të gjobisin me dy muaj rroga të gjithë futbollistët kuqeblu për mosrealizmin e objektivave. Këtë krerët e klubit shkodran e mbështesin në pikat e rregullores së brendshme dhe në kontratat individuale të lidhura me çdo lojtar.

Report Tv ka siguruar një kopje të kësaj mase disiplinore dhe financiare, ku shihet qartë vula dhe firma e administratorit të klubit Vllaznia, Astrit Gjyrezi. Kjo gjobë është bërë në 4 kopje dhe një e tillë, sipas procedurës, është dërguar në FSHF.

Sipas disa kontakteve me disa futbollistë të Vllaznisë, ata e prisnin një ndëshkim, por me një muaj dhe jo dy të tillë. Tashmë, përveç mërzitjes së rënies nga kategoria, futbollistët po vuajnë edhe pasoja financiare.

Mësohet se do t’u rinovohet kontrata vetëm futbollistëve të rinj, me kushte të tjera, pasi skuadra do të luajë në Kategorinë e Parë. Ndërkohë, për të reduktuar shpenzimet dhe për t’i dhënë prioritet vetëm ngjitjes në Superiore, do të shkrihet Vllaznia B, e cila ran ë Kategorinë e Dytë, pasi dy ekipe të një klubi nuk mund të luajnë në një kategori. 


( Masë disiplinore dhe gjobë për lojtarët e Vllaznisë )

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen