Trajneri Rudi Vata është shkarkuar këtë të hënë nga pankina e skuadrës së Vllaznisë pas një vendimi të bordit drejtues në klubin që administrohet 100% me aksione të Bashkosë Shkodër. Vata, i cili pasoi në pankinë Mirel Josën të shkarkuar pas ndeshjes në javën e 6-të, kritikoi publikisht dy drejtuesit e Vllaznisë, nënkryetarin e Bashkisë së Shkodrës, dhe i ngarkuar direkt për mbarëvajtjen e klubi kuqeblu, Ritvan Troshani, si dhe administratorin Kujtim Shaba.
Vata, i cili i mori në ngarkim kuqeblutë nga java e 8-të, nënshkroi një kontratë deri në fund të muajit maj me opsion rinovimi dhe për një vit tjetër, në rast se ai do ta çonte skuadrën në kompeticionet europiane.
Vata, i cili zotëron edhe licencën e agjentit të FIFA-s, publikoi në media një letër të hapur ku akuzoi Troshanin dhe Shabën, si dy individë që nuk e donin klubin, por punonin për shkatërrimin e tij për shkak të paaftësisë së tyre, duke e prishur imazhin e Vllaznisë.
Vata bëri akuza në lidhje me merkaton dimërore, ku nuk u blenë lojtarë cilësore, ndërkohë që u shitën dy sulmuesit kryesorë të saj, Armando Vajushi (100 mijë euro në Bullgar) dhe Xhevair Sukaj (50 mijë euro në Iran).
Aktualisht, Vllaznia renditet në vendin e 6-të me 27 pikë, është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë dhe me shanse vetëm teorike për një vend në Europë.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com