Një punonjës i policisë së Shkodrës me iniciale F.N është goditur me mjete të forta dhe është dërguar për mjekim në spitalin e qytetit. Ngjarja ka ndodhur në stadiumin e Shkodrës, aty ku po luhej ndeshja mes Vllaznisë dhe Skëndërbeut.
Kanë qenë minutat e fundit të pjesës së parë, kur në drejtim të punonjësit të policisë tifozët e Vllaznisë kanë hedhur një stol, duke e goditur në pjesën e kokës.
Pas kësaj ngarje policia ka vënë në pranga 3 tifozë. Ata janë 21-vjeçari Arledi Gjonaj, 23-vjeçari Kristjan Nika dhe 25-vjeçari Albert Biba.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com