Hasan Lika është trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë në futboll. Në garë ishin 5 kandidatura, por klubi shkodran ka vendosur t’i besojë skuadrën trajnerit Hasan Lika, bazuar edhe në përvojën që ky i fundit ka në futbollin shqiptar.
Vllaznia sezonin e ardhshëm sportiv 2018-2019 do të luajë në Kategorinë e Parë, ndaj për Hasan Likën nis detyra e vështirë të ngjitjes së ekipit shkodran në Superligë, një mision i vështirë por jo i pamundur, duke parë emrin e madh që ka skuadra.
Sipas klubit shkodran, zgjedhja e Likës ka ardhur pasi ai ka plotësuar disa kritere të vendosua që më parë, si formimi e arritjet profesionale. Ndërkohë, klubi shkodran konfirmon edhe se në postin e drejtorit sportiv do të jetë Ergin Firat.