Të shtunën, po në orën 18:30 spikat përballja mes Vllaznisë dhe Partizanit. Të dyja skuadrat e kanë nisur jo mirë kampionatin dhe kërkojnë të ndryshojnë qasje. Sidomos shkodranët pas episodeve në Elbasan ku presidenti Xhaferi u dënua me 15 ndeshje përjashtim, por edhe trajneri Martini i cili do të mungojë në bankinë për 6 ndeshjet e ardhshme.
“Jemi fokusuar te stërvitja sado që jemi prekur nga ajo që ka ndodhur, por duhet të përqendrohemi për këtë ndeshje. Pas dy barazimeve na duhet të kthehemi te fitorja, së në fund pikët duhen. Një pikë bën diferencën,”-u shpreh kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj.
“E dimë që do të jetë një transfertë e vështirë për ne, por lojtarët e mi janë gati të japin gjithçka dhe të marrim pikët sepse për ne janë shumë të rëndësishme. Jemi një klub i madh dhe prej nesh presin shumë,”-tha Florin Bratu, trajner i Partizanit.
Lajmi kryesor:
Sonte Egnatia-Skënderbeu, Dede: Të tregojmë përse jemi kampionë! Java e 3 e Superligës, nga e premtja deri të dielën









