VLORË - Numri i të papunëve në qytetin e Vlorës vijon të mbetet i lartë. Çdo ditë më sheshin Omonia më qindra punonjës rrinë me shpresën se dikush do t'i marrë për punë, ndërsa edhe reduktimi i punës në sektorin e ndërtimin ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të papunëve.
Papunësia vijon të mbetet ndër shqetësimet kryesore në qytetin e Vlorës.
Në sheshin “Omonia” në qytetin bregdetar numri i atyre që rrinë çdo ditë me shpresën se dikush do t'i marrë për ndonjë punë private është mjaft i lartë.
Rënia e punës në sektorin ndërtimit në qytetin bregdetar ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve në sheshin “Omonia”
Mjaft prej këtyre të papunëve vijnë edhe nga zonat për rreth qytetit, por fatkeqësisht prej kohësh askush nuk i ka marrë për ndonjë punë.
Të papunët që qëndrojnë në sheshin “Omonia” janë kryesisht pa arsim, madje as profesional, ndaj dhe nuk drejtohen pranë zyrave të punësimit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com