VLORE- Dy fëmijë të vegjël italianë, të moshës 10 e 7 vjeç janë mbajtur peng në Vlorë për 2 muaj nga një vlonjat. Një shtetase italiane me inicialet V. C kishte bërë dje denoncimin në policinë e Vlorës ku kishte treguar historinë mbajtjes peng të fëmijëve të saj në këmbim të prostituimit për llogari të shtetasit Altin Kacaj (ne foto).
Drejtori i policisë së Vlorës Artan Cuku në një konferencë për shtyp të pak minutave më parë informoi për historinë dhe arrestimin e të dyshuarit si autor të kësaj pengmarrjeje Altin Kacaj.
HISTORIA E PENGMARRJES
Sipas kallzimit 2 muaj më parë shtetasja italiane kishte mbërritur në Vlorë me pushime me dy fëmijët e saj, dy djem 10 dhe 7 vjec, tek Altin Festim Kacaj. Policia thotë se 37 vjeçari me banim në lagjen “10 Korriku” ishte i njohuri i saj. Duke i bësuar, kjo shtetase ka lënë 2 fëmijët e saj në Vlorë dhe është larguar për në Itali së bashku me shtetasin Altin Kacaj.
"Pasi kanë shkuar në Itali së bashku me vëllain e tij Besmir Kacaj, nën presionin e moskthimit të fëmijëve e kanë detyruar të prostituohej këtë shtetase në Itali, me qëllim për t’ju siguruar atyre shuma të konsiderueshme parash. Gjithashtu në vazhdimësimësi për 2 muaj me radhë kjo shtetase është mbajtur nën presion dhe është kërcënuar nga 2 personat e mësipërm për të vijuar këtë aktivitet kriminal. "- sqaroi drejtori i policisë së Vlorës Artan Cuku në konferencë për shtyp.
ARRESTIMI DHE LIR
IMI I FEMIJE
Me të marrë denoncimin nga Sektori Kundër Krimve të Rënda, Kundër Krimit të Organizuar dhe me mbështetjen e Sektorit të Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë nis puna për gjetjen e fëmijëve dhe arrestimin e autorëve.
Policia thotë se Altin Festim Kacaj, (ne foto majtas) vjec 37 u arrestua mbrëmë në afërsi të vendit të quajtur Riviera dhe mbante fëmijët brenda një automjeti. Në pranga u kap dhe bashkëpunëtori, i vëllai i tij, Basmier Festim Kacaj, vjec 22, banues në Vlorë në afërsi të shkollës “Halim Xhelo.
POLICIA ITALIANE FALENDERON PER OPERACIONIN
Operacioni i lirimit të pengjeve dhe arrestimi ishte nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Departamentit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjitheshme të Policisë së Shtetit.
"Autoritetet Italiane kanë falënderuar strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë për këtë operacion të shkëlqyer dhe të realizuar me sukses si në drejtimin e lirimit të fëmijëve por edhe të arreestimit të personave që mbanin peng."- thuhet në njoftimin per shtyp.
Altin Kacaj dhe i vëllai Basmier do të hetohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” dhe Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Drejtori i policisë së Vlorës Artan Cuku në një konferencë për shtyp të pak minutave më parë informoi për historinë dhe arrestimin e të dyshuarit si autor të kësaj pengmarrjeje Altin Kacaj.
HISTORIA E PENGMARRJES
Sipas kallzimit 2 muaj më parë shtetasja italiane kishte mbërritur në Vlorë me pushime me dy fëmijët e saj, dy djem 10 dhe 7 vjec, tek Altin Festim Kacaj. Policia thotë se 37 vjeçari me banim në lagjen “10 Korriku” ishte i njohuri i saj. Duke i bësuar, kjo shtetase ka lënë 2 fëmijët e saj në Vlorë dhe është larguar për në Itali së bashku me shtetasin Altin Kacaj.
"Pasi kanë shkuar në Itali së bashku me vëllain e tij Besmir Kacaj, nën presionin e moskthimit të fëmijëve e kanë detyruar të prostituohej këtë shtetase në Itali, me qëllim për t’ju siguruar atyre shuma të konsiderueshme parash. Gjithashtu në vazhdimësimësi për 2 muaj me radhë kjo shtetase është mbajtur nën presion dhe është kërcënuar nga 2 personat e mësipërm për të vijuar këtë aktivitet kriminal. "- sqaroi drejtori i policisë së Vlorës Artan Cuku në konferencë për shtyp.
ARRESTIMI DHE LIR
IMI I FEMIJE Me të marrë denoncimin nga Sektori Kundër Krimve të Rënda, Kundër Krimit të Organizuar dhe me mbështetjen e Sektorit të Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë nis puna për gjetjen e fëmijëve dhe arrestimin e autorëve.