VLORË- Një 36-vjeçar, Gentjan Metushi nga qyteti i Vlorës, prej 2 javësh po lufton me vdekjen, për shkak të një infeksioni të rëndë në veshka.
Ai aktualisht ndodhet në gjendje kome në një spital privat në kryeqytet, ndërsa trajtimi i tij mjekësor është tepër i kushtueshëm për familjen e tij.
Prindërit e Gentjanit, të pikëlluar për sëmundjen e të birit bëjnë apel për ndihmë, ndërsa lotët në sytë e tyre flasin më shumë se gjithçka.
“Djalin e kisha mire, një ditë i hipi temperatura e çuam në spital, mori disa ilaçe.E çuam në Tiranë, i bënë një dializë, kaloi në azotemi.
Tani e kaluan tek një spital privat për një dializë tjetër. Fillimisht kishte vetëm ethe dhe temperaturë. Më pas nuk reagoi fare. E nisëm urgjent në Tiranë te spitali “Nënë Tereza”. Aty donin 180 euro, plus 3 mijë euro te spitali privat”, tregon i ati i pikëlluar.
”Sot ndodhet te spitali privat, është në gjendje kome. Nuk jemi në gjendje ta ndihmojmë. Ka dy djem të vegjël, mund t’i lerë jetimë.
Mjekët më thonë duhen lekë më shumë, dhe ne nuk kemi mundësi të paguajmë një shumë aq të madhe”, vijon i ati.
“Fillimisht mjekët i thonë për gjendje gripale, urinonte gjak. Më pas ra në koma. Nuk e përballojmë dot shërimin”, tregon nëna e të sëmurit.
Apelit për ndihmë i bashkohet edhe djali 10-vjecar i Gentjanit, dëshira e vetme e të cilit është shërimi i shpejtë i të atit.
“Dua të më ndihmojnë babin, që të mos mbetem jetim” bën thirrje djali I 36-vjeçarit, Gentjan Metushi, i cili ndodhet në një spital privat në Tiranë.
Familja Metushi i bën apel kujtdo që ka mundësi financiare të kontribuojë për shërimin e djalit të tyre, t’i gjendet pranë në këto ditë të vështira. Apeli vlen edhe për instancat shtetërore, ndërsa vënë në dispozicion edhe numrin e kontaktit:
068 22 35 352, për të gjithë ata persona që kanë mundësi t’i vijë në ndihmë kësaj familje, përpara se të jetë vonë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 14276
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Moti i keq/ Në Peshkopi trashësia e borës i kalon 35 cm, i bllokuar bypass i Murrizit! Në Shkodër bora izolon fshatrat malorë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 08:57
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
-
Atentati në Tiranë/ Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, ishin bashkë në makinë! Pistë hetimi, konfliktet brenda rrethit familjar! Autori u kamuflua si shpërndarës picash
13 Janar, 08:36
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05