Vlorë, 44 bukuroshet e botës në
“Miss Globe 2012” në ethet e finales

Vlorë, 44 bukuroshet e botës në <br />“Miss Globe 2012” në ethet e finales
Mes 44 konkurrentëve ishin ndezur ethet e garës.Vajzat po merrnin instruktimet e fundit të koreografes Olta Ahmetaj dhe atmosfera u ndez nën tingujt muzikorë të përzgjedhur nga Fabian Basha.

E shtuna e 10 nëntorit ka qenë edhe mbrëmja finale e edicionit të 39-të të "Miss Globe", e cila u zhvillua në Pallatin e Sportit të qytetit të Vlorës.

Konkurrentet e këtij viti kanë zbarkuar në Vlorë. Dy prezantuesit, Krenar Ahmeti dhe Hygerta Sako këmbejnë batutat dhe diskutojnë detajet e fundit të spektaklit.

Në këtë festë të bukurisë, nuk kanë munguar edhe elementet festivë të këtij viti jubilar për shqiptarët.

Fashat e secilës prej vajzave janë zbukuruar edhe me logon e 100-vjetorit, shqiponjën dykrenare. Rona Nishliu dhe Ardian Lika interpretuan në skenë, bashkë me vajzat pjesëmarrëse këngën "Dua më shumë Shqipërinë", ndërsa Aurela Gaçe elektrizoi sallën me zërin e saj potent.

Nuk kanë munguar mes bukurosheve të botës edhe të ftuarit VIP.

Një prej të ftuarve është edhe drejtoresha e gazetës "Shqiptraja.com", Anila Basha, së bashku me drejtorët nacionalë, të pranishëm çdo vit, përfaqësues të mediave të huaja, por edhe figura të njohura të jetës publike shqiptare, të cilët gjatë spektaklit janë përfshirë me intervista të shkurtra.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë