Vlorë, Agjensia e Mjedisit merr
masa për ndotjen akustike

Vlorë, Agjensia e Mjedisit merr<br />masa për ndotjen akustike
TIRANE - Në kulmin e sezonit turistik Agjencia Rajonale e Mjedisit, në Vlorë pritet që të zbatojë të gjithë masat për parandalimin e ndotjes akustike, gjatë sezonit turistik.

Sipas Drejtorit të kësaj agjensie të  gjitha diskotekat, pabet dhe subjektet e tjera që krijojnë zhurma do të jenë në qendër të vëmendjes së grupeve të krijuara posaçërisht për këtë problem.

"Akti normativ mbi diskot dhe mbi mjetet e tjera që gjenerojnë zhurmë është në fuqi por këtë vit akoma nuk kemi filluar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare për arsye se vetë koha nuk ka mbajtur dhe nuk ka pasur shqetësime nga qytetarët dhe nga ana jonë për arsye se nuk ka pasur pushues përgjatë vijës bregdetare" u shpreh Geron Gurbardhi.

"Pra diskotekat nuk kanë krijuar probleme. Bashkëpunimi do të vazhdojë me policinë e shtetit  siç ka qenë dhe vjet ku patëm një përmirësim të situatës në ndryshim nga vitet e kaluara dhe këtë vit do të vazhdojnë të zhvillohen kontrolle në mbajtjen e aktit normativ” tha Gunbardhi. Gjithashtu, drejtuesit e Agjesisë Rajonale të Mjedisit premtojnë për një punë sistematike përgjatë vijës bregdetare në të gjithë sezonin turistik.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (prin) 02.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin