Kreu i Inspektoriatit Shëndetësor, Eltar Deda, nga Vlora ka konfirmuar luftën pa kompromis ndaj shkelësve në të gjitha subjektet tregtare, që shkelin ligjin anti duhan, por edhe në të gjitha institucionet, të cilat shkellin këtë ligj.
Në Vlorë nga 14 gjoba të vendosura 13 janë për shkeljen e ligjit antiduhan, gjobë e cila varion në 300 mijë lekë për subjektet e evidentuara. Ndërsa një gjobë është për alkolin, pas isnpektimeve të kryera, gjobë e cila shkon në 10 mijë lekë të reja.
"Respekti i këtyre ligjeve nga ana e subjekteve, të cilët penalizohen, ka bërë që ne të jemi në terren jo për të thënë që është një aksion, por përkundrazi është puna jonë e përditshme. Janë muajt ku vërehet shkelja e këtyre dy ligjeve sidomos nga për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, që ka bërë evidentimin dhe daljen në pah të punës sonë në drejtim të aktivitetit të përditshëm që kryejmë ne. Vetëm në Qarkun e Vlorës janë kryer mbi 700 inspektime dhe janë vendosur 14 gjoba në subjekte falë punës së bërë nga ana e inspektoratit, por nga ana tjetër dhe punës së shumë të mirë që kemi bërë në bashkëpunim me qytetarët”, tha Deda.
Kreu i inspektoriatit Eltar Deda ka pranuar se nuk bëhet fjalë vetëm për një aksion dy javor, por inspektimet do të vijojnë në të gjithë vendin me grupe inspektimesh edhe në orët e vona të natës, për të mos lejuar abuzimin e subjekteve të ndryshme dhe ndëshkuar shkelësit e ligjit antiduhan, por edhe të mos lejimit të përdorimit të alkoolit kryesisht për moshat minorene.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









