Policia ka kapur e ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim. Arsyet pse shtetasit ishin në vëmendjen e policisë, për secilin janë të ndryshme.
Shtetasit në fjalë janë: B. Bulla, 44 vjeç, banues në Bishan të Vlorës dhe R. Ademi, 55 vjeç, banues në Vlorë.
44 vjeçari B.Bulla është akuzuar për dhunë në familje dhe është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me burg, për veprën penale “Dhuna në familje”, të parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.
55 vjeçari, nga ana tjetër është dënuar me burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Përndjekja”, parashikuar nga neni 121/a/1 të Kodit Penal.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
d.gj/ Shqiptarja.com








