VLORË – Në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë, policia e qytetit bregdetar të Vlorës ka arrestuar së fundmi 2 persona të tjerë, njëri prej të cilëve me shtetësi egjiptiane.

Sipas policisë arrestimi i Tamer Abd Fattaha Mursi, 42 vjeç,  është bërë pasi nga kontrolli i ushtruar ne fabrikën e prodhimit të çorapeve për energjine elektrike ka rezultuar se ka ai ndërhyre në matësin e energjisë elektrike.

Ndërkohë që në njoftimin e policisë raportohet edhe arrestimi për të njëjtën akuzë i Xhevair Xhelili, 52 vjeç, banues ne fshatin Dukat.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)