VLORE - Një 34 vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe kanosje, si dhe i dënuar nga gjykata me masën e sigurisë “arrest me burg”, është arrestuar nga policia e Vlorës.
Në prangat e policisë ka rënë Devi Aliaj, 34 vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë ai ishte i shpallur në kërkim pasi më datë 09.11.2013 në lagjen Pavarësia për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri shtetasin me iniciale A.A.
Gjithashtu ndaj tij Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ngjarjen e mësipërme. Arrestimi i tij u krye në rrugën e Çipajve ndërsa ai po lëvizte me automjetin e tij tip Audi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com