Vlorë, arrestohet doganieri
Kaloi mallrat kontrabandë

Vlorë, arrestohet doganieri<br />Kaloi mallrat kontrabandë
Katër persona, mes tyre edhe një doganier janë arrestuar nga policia e Vlorës për kontrabandë mallrash. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Dogana” janë arrestuar Eduard Veizaj 41 vjeç, me profesion inspektor dogane, Klevis Brahimaj 19 vjeç, Artan Brahimaj 23 vjeç, me profesion shofer kamioni dhe Florjan Brahimaj 24 vjeç, të katërt banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin ditën e djeshme kanë sjellë dhe kanë kaluar kontrabandë një sasi të konsiderueshme mallrash për të cilat paguhet akcizë më konrektisht 96 shishe verë, 20 pako me nga 1 kg kafe, 5 koli me nga 6 (gjashte) bidona si ato të ujit 1.5 L si dhe një sasi medikamentesh të ndryshme.

Këto mallra fillimisht janë sjellë nëpërmjet pikës doganore portuale Vlorë të fshehura në një kamion me targa VL 0290 D i cili është kontrolluar nga inspektori i doganës Eduart Veizaj i cili nuk ka marrë masa për konstatimin e tyre. Më tej mallrat janë nxjerrë nga Kamioni dhe janë transportuar me automjetin tip Mercedes-Benz me targa VL 0565 D të drejtuar nga shtetasit Klejvis Brahimaj dhe Florjan Brahimaj të cilët pas ndjekjes së bërë nga shërbimet e policisë janë kapuar në flagrancë në afërsi të banesës së tyre.
Gjithashtu nga kontrolli i kryer në banesën e këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar edhe një tjetër sasi vere e konsiderueshme të markave të ndryshme të papajisura me pullën fiskale e cila dyshohet se është kontrabandë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë