VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një 42-vjeçar, i identifikuar si Ismail Ruçi, pasi është kapur duke transportuar lëndë narkotike.
 
Ruçi është kapur gjatë operacionit policor “Llogara” duke transportuar nga Gjirokastra në drejtim të Vlorës një sasi prej 21 kg lënd narkotike e llojit kanabis sativa.

Transportin e drogës e kryente me furgonin e tij me targa AA639DU.
 
 Në vijim priten hetime për aktivitet më të gjerë të shtetasit të 42-vjeçarit.

 Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)