Policia e Vlorës ka asgjësuar një sasi prej 3 073 rrënjë bimë narkotike “Cannabis sattiva”, të mbjella në parcela në fshatin Trevllazër.

Sipas policisë, 2.073 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi nga 20 cm deri në 40 cm dhe 1 000 rrënjë të tjera ishin të mbjella në kubikë me lartësi deri në 5 cm.
 
Bimët narkotike ishin të mbjella dhe të ndara në 3 parcela, të shtrira mbi një sipërfaqe toke pa pronarë, për të cilat Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie.
 
Ndërkohë, uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com