VLORE- Rreth 50 banorë të fshatit Kocul të komunës Vllahinë në Vlorë janë ngritur në protestë kundër një firme naftënxjerrëse që operon në këtë zonë. Banorët ankohen se firma i ka shkarkuar pa të drejtë nga puna, ndonëse sipas tyre rreth 60 e tokave ku operon firma janë në pronësi të banorëve.
 
Ata thonë se firma ka bërë një marrëveshje me banorët për nxjerrjen e naftës në tokat e tyre, me kusht që t’i punësojë pranë kompanisë, ndërsa kohët e fundit janë pezulluar.
 
Banorët ankohen se nga shpërthimet e firmës private për nxjerrjen e naftës banesat e tyre kanë pësuar plasaritje dhe janë dëmtuar tej mase.
 
Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse nuk rimerren së punë, duke bllokuar mjetet e firmës naftënxjerrëse.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)