Vlora ishte ndalesa e radhës ku kreu i PD u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së PD për të rrëzuar këtë qeveri, e cila sipas tij është e kapur nga krimi.
Duke risjellë në kujtesë premtimet elektorale të bërë nga PS gjatë fushatës zgjedhore, Basha tha se ende pas katër viteve nuk është mbajtur asnjë premtim. 33 mijë vendet e punës të premtuara, shëndetësia, taksat e rritura, faturat e larta të energjisë, për kryedemokratin Basha janë arsyet kryesore për t’iu bashkuar protestës.
"Ftoj qytetarët e Vlorës që të bëhen pjesë e protestës. Rinia e Vlorës është e angazhuar si asnjëherë për protestën e 18 shkurtit. Ata që shpresuan për shëndetësi falas, 300 mijë vende pune e dinë fare mirë se pas 4 vitesh punë, vende pune nuk ka. Shëndetësia është në ditët e saj më të zeza", u shpreh Basha.
Në takimin me të rinjtë e Vlorës ai ka thënë se jetesa në këtë qytet është bërë e pamundur për shkak të lidhjes së qeverisë me krimin.
"Sot vetëm një grup njerëzish gëzojnë frytet e rilindjes. Njerëzit e thjeshtë e kanë parë me syte e tyre jo vetëm që nuk janë realizuar punimet, por më e keqja se kriminelët kanë krijuar pasuri kurse njerëzit e përkushtuar e kanë të pamundur të qajnë hallin. Në Vlorë nuk mund të jetosh për shkak të lidhjes së qeverisë me bandat". tha Basha.
Kreu i PD vijon takimet në qytetet e ndryshme të Shqipërisë ku zhvillon takime jo vetëm me qytetarët por edhe strukturat e partisë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com