TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Vlorës për heqjen e rrethimit të të ashtuquajturit "pallati i Bashës" ndërtuar në bregdetin e Vlorës te Uji i Ftohtë.
Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Braçe e cilëson vendimin e gjykatës administrative, një goditje për shtetin, ndërsa thekson se “shteti nuk duhet të tërhiqet”.
Deputeti Socialist shton se ndërtimi është i paligjshëm, duke zënë pronën publike, detin, i cili sipas tij “duhet t’u kthehet qytetarëve”.
“Shteti mori goditje nga një gjykatë që ka lindur e vdekur, Gjykata Administrative!! E kam fjalën për pallatin e "vjehrrit" në Vlorë. Shteti nuk duhet të tërhiqet!! Është e qartë se në gjithë atë kompleks, prona e ligjshme është shumë pak! Prona e grabitur është një "det i tërë"!! Shteti duhet të kthejë detin për qytetarët edhe pse atje do të preken "pronarët". Dikush më tha dje se po ndodhi kjo pallati do të bjerë!! E vërtetë është! Por kjo dëshmon se sa i paligjshëm është ai pallat!! Edhe një herë; shteti nuk duhet të tërhiqet nga paligjshmëria në gjiun e Vlorës!”, shkruan Braçe.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com