Qendra e Informimit e BE-së në Vlorë organizoi një debat të hapur mbi “Procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE: sfidat dhe mundësitë”, me pjesëmarrjen e studentëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe jetës akademike, të rinj etj.
Giulio Venneri, përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerim, pranë Komisionit Evropian dhe Jan Rudolph, Shef i Sektorit Politik, Ekonomik dhe Informacionit pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, iu përgjigjën pyetjeve të pjesëmarrësve mbi Procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE, duke u fokusuar tek 5 prioritetet kyçe të integrimit.
Në interes të ojesëmarrësve ishte reformat në sistemin e drejtësisë, në administratën publike, çeljen e negociatave të anëtarësimit, nivelin e papunësisë, performancën e ekonomisë në vend, fluksi i azilkërkuesve etj. Venner e Rudolph përsëriten se reforma në sistemin e drejtësisë është një prioritet kyç për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe pritet të konsolidojë profesionalizmin, efikasitetin, pavarësinë dhe llogaridhënien e sistemit.
“Eshte shumë e rëndësishme që autoritetet të vazhdojnë të bëjnë një luftë të qartë dhe të dukshme kundër korrupsionit duke sjellë në këtë mënyrë rezultate konkrete”, theksuan ata, ndërkohë që theksuan se, BE-ja mbështet reformën për zbatimin e meritokracisë në shërbimin civil në vend.
“Çelja e negociatave për anëtarësim, varet vetëm nga Shqipëria dhe vendosmëria e saj për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar etj”, theksuan përfaqësuesit e BE-së, në përgjigje të interesimit për afatin e çeljes së negociatave. ATSH
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com