VLORË - Ndonëse është vetëm 30 kilometra larg qytetit të Vlorës, mungesa e një rruge të asfaltuar ka bërë fshati piktoresk të braktiset në masë.
 
Ky aks rrugor prej vitesh nuk njeh asnjë investim, përveç disa ndërhyrjeve të vogla kur ka rrëshqitje dherash.
 
Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe shtimin e reshjeve të shiut rruga bëhet e pakalueshme, duke vështirësuar jetën e banorëve.
 
Ata nuk ngurojnë që nëpërmjet kamerave tu ridrejtohen për të disatën herë përfaqësuesve të organeve kompetentë për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor.
Kjo sipas banorëve do ti jepte një hov të madh zhvillimit të zonës.

Urojmë që apeli i ripërsëritur i banorëve te kësaj zonë ketë herë mos të bjerë në vesh të shurdhër.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)