VLORE- PBDNJ ka çelur në 1 qershor fushatën elektorale në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, kreu i kësaj force politike, Vangjel Dule , u ka bërë thirrje mbështetësve të vet në Vlorë, që të përfshihen në këtë fushatë zgjedhore për të marrë në dorë fatin e tyre.
Dule tha se PBDNJ është “një forcë politike konstante, që si prioritet strategjik të programit të saj, të vizionit të saj, të aktivitetit dhe aksionit politik ka integrimin europian, integrim, një fjalë që në vendin tonë nga lakimi i tepërt prej gjuhës së drunjtë politikes dhe politikaneve po humbet kuptimin. Një integrim që shndërrohet në slogan në vend që të jete motiv, burim energjish, pikë e paluhatshme orientimi, e çdo qëndrimi, e çdo nisme, e çdo aktiviteti”.
“Kemi qenë insistues dhe kemi një kontribut të veçantë në emërtimin e koalicionit tonë “Për një Shqipëri Europiane”. Nga ana tjetër kemi një koalicion të papunësisë, të skamjes, të dështakeve të integrimit, të atyre që për vite me radhë e mbajnë vendin tonë larg familjes europiane, të atyre që dëshirojnë, vetëm e vetëm për interesat e tyre të ngushta ta mbajnë në distancë”, u shpreh kreu i PBDNJ.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com