VLORË - Edhe pse qeveria shqiptare është shprehur se u ka ardhur në ndihmë fermerëve për suvencionet, këta të fundit ankohen se deri më sot nuk janë përfshirë ende nga ky përfitim. Edhe pse ata kanq aplikuar disa herë në organet e linjës për përfitim suvencionesh për mjetet bujqësore e gjithë të tjerat, të cilat përfshihen në skemën e suvencioneve, fermerët shprehen se nuk kanë përfituar asnjëherë nga ky vendim më i fundit i ripërpunuar nga qeveria shqiptare.
Qarku i Vlorës ka një larmi fermash bujqësore , blegtoriale dhe deri tek agrumet e ullinjtë, ku kërkesat bashkëkohore u kanë lindur atyre nevojën që me mjetet e tyre, të cilat do të siguroheshin me anë të ndihmës shtetërore, do të kishin mundësinë që të dilnin në treg më të sigurtë dhe të ishin konkurentë edhe në rajon. Shqipëria nuk aderon në BE , madje ende nuk ka çelur negocitat për të hyrë në të dhe kjo ndikon në mosmarrjen e ndihmave nga vendet e BE-së. Në të tilla kushte, fermerët ankohen se paguajnë çdo gjë vetë, madje të shumtat e rasteve, prodhimi ose u mbetet stok, ose u prishet.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com