VLORE- Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjendur pranë Ujit të Ftohtë, në Vlorë sot pasdite. Predha u gjen nga pronari i një lokali në Plazhin e Vilave, i cili lajmëroi policinë.
Sapo mbërriti në vendin e ngjarjes, Policia mori në dorëzim predhën, dhe po heton në lidhje me origjinën e saj.
Sipas policisë së Vlorës në këtë zonë janë gjetur edhe predha të tjera që i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com