Vlorë, Gjiknuri: Lungomare do
vazhdojë deri në Pyllin e Sodës

Vlorë, Gjiknuri: Lungomare do<br />vazhdojë deri në Pyllin e Sodës
Faza përfundimtare e shëtitores së Vlorës e njohur ndryshe si Lungomare duket se po kënaq edhe pritshmërinë e bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë në krah të saj.
 
Në kuadër të bashkëbisedimit me grupet e interesit në qytet, drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kryebashkiaku Dritan Leli takuan një përfaqësi të tyren.
 
Leli sqaroi se tanimë projekti ndodhet në përfundim e sipër dhe efektet kanë nisur të shfaqen tek biznesi e pronat e patundshme.
 
“Tani jemi thuajse në fund të kësaj pune publike dhe jam i bindur se ju jeni përfituesit e parë. Ndryshimet e rëndësishme në infrastrukturë sjellin gjithmonë përmirësim të kushteve në të cilat ju realizoni punën dhe biznesin tuaj.
 
Mbi të gjitha, ajo që sjell më tepër është përfitimi. Vlerat e pronave ku ju zhvilloni biznesin sot nuk janë më të njëjtat, çmimet kam informacion që kanë filluar të ndryshojnë”, u shpreh Leli.
 
Gjiknuri tha se katër vjeçarin e ardhshme shëtitorja do të vazhdojë të zgjatet deri në Pyllin e Sodës për tu shndërruar në një vepër unike.
 
“Kjo nuk është e vetmja, ju e dini se plani i shëtitores katër vjeçarin tjetër është të shtrihet deri tek Pylli i Sodës dhe kjo e bën akoma më unike.
 
Një qytet që në gjithë vijën bregdetare ka një shëtitore është një vlerë jashtëzakonisht e madhe për qytetin. Ju e dini se Vlora ka filluar të hyjë në hartën e kroçerave.
 
Angazhim yni mbetet që katër vjeçarin e ardhshëm të bëjmë investime në Portin e Vlorës që ai të jetë i përshtatshëm për akomodimin e kroçerave.
 
Do të ketë një fluks të kroçerave nga Europa edhe për shkak të orientimeve që kanë ato vende”, nënvizoi Gjiknuri.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024