VLORË - Kërcënonte me sms duke i kërkuar para, kryetarin e Komunës së Bratajt arrestohet 31-vjeçari.

Burime nga Policia e Vlorës kanë bërë të ditur se, Ermal Rrapaj, 31 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, prej disa muajsh i shkruante mesazhe në telefon duke i kërkuar para, kryetarit të Komunës Brataj, me inicialet P. T.

Ky i fundit kishte denoncuar në polici kërcënimet që i bëheshin dhe uniformat blu kanë nisur hetimet në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pas disa muaj hetimesh, policia ditën e djeshme ka organizuar edhe aksionin për arrestimin e 31-vjeçarit Rrapaj.

Ndalimi i 31-vjeçarit Rrapaj është bërë falë hetimeve 3 mujore nga Policia e Vlorës në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ndaj 31-vjeçarit Ermal Rrapaj është ngritur akuza e “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)