Policia e Vlorës pas denoncimi të bërë nga T.LL, se i ishin vjedhur disa sende, ka ushtruar një kontroll në stanin e Lahe Kullurit, në gadishullin e Karaburunit, ku ka gjetur sende të vjedhura.

Mbi 58- vjeçarin Kulluri rëndon vepra penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

I konstatohen në stanin e tij sende të vjedhura, arrestohet në flagrancë nga Policia !

Efektivët e Stacionit Policor Orikum, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale si edhe pas një informacioni se në stanin e shtetasit Lahe Kulluri, në vendin e quajtur ''Raguza 1'', në Gadishullin e Karaburunit, mbanë të fshehura sende të vjedhura, kanë ushtruar kontroll pikërisht për këtë qëllim.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në stanin e tij Policia ka konstatuar sende të ndryshme, të rezultuara të vjedhura, pasi është dhënë kallëzim një ditë më parë prej shtetasit T.Ll., pronari i sendeve.

Në përfundim të hetimeve Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin :

Lahe Kulluri, 58 vjeç, banues në Orikum.

Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.