Vlorë, kapet drogë në autobusin
që shkonte në Brindizi

Vlorë, kapet drogë në autobusin<br />që shkonte në Brindizi
VLORE- Rreth orës 12:30 në Pikën e Kalimit Kufitar Portual Vlorë gjatë kontrollit në vijën e parë të automjeteve që do të imbarkoheshin për në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi u gjetën 6.3 kg lende narkotike.

Punonjësit e Policisë për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe Strukturat Kundër Narkotikëve të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, gjatë zbatimit të procedurave të punës për analizën e riskut, ushtruan kontroll ne automjetin tip autobuz të shoqërisë “ARJANI” travel me targa AA 508 BE.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë autobuz brenda një kutie dërrase e përshtatur si kaldajë u gjetën 6 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të ngjashme me atë të “Cannabis sativa” të cilat të gjitha së bashku kishin një peshë prej 6.3 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga strukturat e Luftës Kundër Narkotikëve filloi procedimi penal për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij rasti.

Materialet Procedurale i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rëndë Tiranë për veprën penale “Trafikimi I Narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a I Kodit Penal.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksi Thumanë-Kashar i hapur për qarkullim, qytetarët: Na kursen kohë e shmangim trafikun, standarde europiane

Aksi Thumanë-Kashar i hapur për qarkullim, qytetarët: Na kursen kohë e shmangim trafikun, standarde europiane