VLORE- Një 42 vjeçar i dënuar për trafik lëndësh narkotike u arrestua nga policia e Vlorës. Ardian Gockaj, i dënuar me 10 vjet e 6 muaj u ndalua sot. Gjatë momentit të arrestimit i është kapur dhe një armë zjarri pistoletë, mod 54, kaliber 7.62 me 6 fishekë e cila është sekuestruar në cilësinë e proves materiale.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me datë 25.05.2011 , vendim nr . 30 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite e 6 muaj burg, për kryerjen e veprën penale të ‘’trafikut të narkotikëve’’ të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a- 2 i Kodit Penal.

(sg/shqiptarja.com)