Vlorë - Konsullata italiane ka përkujtuar 67-vjetorin e kalimit të Italisë nga Monarki në Republikë. Në kuadër të kësaj dite, konsullata e përgjithshme Italiane në Vlorë organizoi një pritje në portin e jahteve në Orikum , ku morën pjesë personalitete të njohura të vendit, si dhe përfaqësues të lartë të konsullatës italiane.
 
I pyetur për angazhimin e sipërmarrësve italianë në Shqipëri, konsulli italian në Vlorë, Stefano Bergesio tha se kriza ekonomike që ka përfshirë Italinë ka ndikuar pozitivisht tek shqiptarët.

“Kriza që ka përfshirë Italinë për Shqipërinë ka një impakt pozitiv pasi shumë sipërmarrës italianë vijnë e investojnë në Shqipëri. Kjo për arsye të lehtësisë së investimit, të njohjes së gjuhës, si dhe kanë më tepër fitim në aktivitetet e tyre në Shqipëri”, theksoi Stefano Bergesio.

Konsulli Italian theksoi se Italia do te jetë gjithnjë në krah të Shqiperisë dhe jugut të saj në drejtim të bashkëpunimeve dhe investimeve.

(v.gj/shqiptarja.com)