VLORË - Një 22-vjeçar kanosi me armë zjarri kryeplakun e fshatit Vodisë në Vlorës  pasi ky i fundit i kishte denoncuar në polici babain për dhunën e ushtruar ndaj një çifti të moshuarish.  Loren Katija u vu në pranga nga policia së bashku me babin e tij Nevruzin.
 
I riu ka shkuar me armë në banesën e kryeplakut 46-vjeçar me inicialet A.H, duke e kanosur në distancë me armë zjarri. Kryeplaku kishte marrë në telefon policinë dhe kishte raportuar se Nevruz Katija kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një 60-vjeçare si dhe kishte kanosur për motive të dobëta bashkëshortin e saj 61 vjeç.

Redaksia Online
Shqiptarja.com