VLORË - Jo më shumë se një javë pas dorëheqjes së Sekretarit të Prefekturës së Vlorës, Kasëm Cenaj, anëtar i LSI-së, sot ka qënë radha e drejtorit të Spitalit Rajonal, Shkëlqim Selamit, të japë para mediave dorëheqjen për shkak të prishjes së koalicionit LSI- PD.

Shkëlqim Selami ka qënë në detyrën e drejtorit të Spitalit Rajonal Vlorë përreth më shumë se një vit e gjysëm, ku nën drejtimin e tij ka pasur arritje të mëdha si dhe i është ndërruar fytyra me investime të dukshme, si në infrastrukturë ashtu edhe në paisje spitalore.

Pas presionit të Prefektit të Vlorës, Eduart Velçani, që deklaroi në media se nëse nuk dorëhiqen drejtuesit e LSI-së nga postet që mbajnë në pushtetin vendor, unë do t’i shkarkoj të gjithë, edhe pse deri më tani Prefekti nuk ka shkarkuar asnjë, Selami doli në një konferencë shtypi ku u vetëdorëhoq nga posti i drejtorit për shkakun se “ishte e pamoralshme të bashkëpunoje me PD-në kur si forcë politike dolëm nga koalicioni. Dorëheqja ime ka qënë për moral e jo për shkaqe të detyruara nga politika e Tiranës e nga drejtuesit më të lartë të LSI-së”.

Ndërkohë, Selami përflitet si një nga kandidaturat e LSI-së për deputet në qarkun e Vlorës, ndërkohë që në postin e tij përflitet të rikthehet sërishtë në detyrë, ish-drejtori Remzi Haxhiu..

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)