Një aksident rrugorë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Pavarësia” në qytetin bregdetar të Vlorës, pranë një karburanti në rrugën Transballkanike.

Mësohet se një automjet  tip “Ford” i drejtuar nga 29- vjeçari D.L, ka përplasur këmbësoren me iniciale F.S, 50 vjeç. E plagosura është droguar në spitalin e Vlorës, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër blutë e Vlorës bëjnë me dije se është drejtuesi i automjetit që a përplasur këmbësoren është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.10.2017, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë për një aksident rrugor në lagjen ''Pavarsia'', pranë një karburanti në rrugën Transballkanike.

Shërbimet Policore kanë shkuar pranë vendit të aksidentit dhe kanë konstatuar mjetin tip ''Ford'' me drejtues mjeti shtetasin D.L., 29 vjeç, i cili duke drejtuar mjetin ka goditur shtetasen këmbësore F.S., 50 vjeçe, e cila është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet Policore dhe grupi hetimor është duke kryer veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com