VLORË- Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti të ardhurat doganore në Vlorë janë rritur me 8 milionë dollarë krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin e shkuar. Drejtori i Doganës në Vlorë, Kasem Cenaj thotë se situata është përmirësuar me ndryshimin e administratës, si dhe për shkak të rritjes së cilësisë së shërbimeve.
 
“Pas ndryshimit të administratës në doganën e Vlorës, vetëm në 2 muajt e parë të këtij viti ky institucion ka mundur të grumbuillojë rreth 8 mln dollarë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar”,ka thënë për “A1 Report” drejtori i Doganës së Vlorës, Kasem Cenaj, duke shtuar se shkak për përmirësimin e situatës është bërë shërbimi doganor pa ndërprerje, ndërsa ka theksuar se të ardhurat kryesore vilen nga sektori i karburanteve.
 
Cenaj ka vënë në pah se dogana e Vlorës vitet e fundit ka njohur një rënie të ndjeshme të të ardhurave, kjo për shkak të shërbimit jo cilësor dhe faktorëve të tjerë infrastrukturor.
 
Vlora ka tre porte, atë të peshkimit, portin e pasagjerëve dhe atë industrial.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)