Vlora përmbytet për shkak të motit të keq. Era e fortë dhe reshjet me intesitet kanë krijuar probleme rrugore. Një pjesë e rrugëve kalohet me mjaft vështirësi, ndërsa në disa zona të tjera që gjenden në brendësi të lagjeve ka probleme serioze me praninë e ujit në rrugë.
/Shqiptarja.com
Bulevardi kryesor i qytetit ''Vlorë-Skelë'', rruga pranë portit, rruga pranë lagjes “28 dhe 29 nëntori”, rruga në “lagjen Kushtrimi” dhe rrugë të tjera, janë bërë thuajse të pakalueshme nga drejtuesit e automjeteve. Reshjet kanë nisur me intesitet gjatë mesditës, për t’u shtuar në orët në vijim, duke rikthyer situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës.
Moti i keq ka ndikuar gjithashtu portin e Vlorës, duke sjellë si pasojë pezullimin e lundrimit detar që paraditen e ditës së sotme. Mjetet lundruese nuk do të lejohen të dalin në det së paku deri ditën e nesërme, pasi situata klimaterike vijon të jetë e rënduar.
d.gj/ Shqiptarja.com









