Policia ka nisur procedim për katër persona të cilët në kundërshtim me ligjin nxirrnin rërë bituminoze në fshatin Hobshtimë-Treblovë.

Policia ka nisur procedim për dy vëllezërit P. Sh. 49 vjeç dhe Z. Sh. 46 vjeç banues në fshatin Sevaster, procedim për 45-vjeçarin V. B banues në fshatin Peshkëpi dhe 35 vjeçarin F. B banues në Llakatund.
 
Katër shtetasit e proceduar në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin hapur dhe shfrytëzonin një kantier për nxjerrjen e rërës bituminoze, veprimtari për të cilën nuk kanë asnjë leje shfrytëzimi.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com