Vlorë, OSBE tryezë për shërbimin e
provës:Reforma në drejtësi, thelbësore

Vlorë, OSBE tryezë për shërbimin e<br />provës:Reforma në drejtësi, thelbësore
VLORË - Mbështetja e përpjekjeve te qeverisë për reformën në Drejtësi është një element i rëndësishëm i mandatit të presidencës se OSBE-së. Kështu është shprehur zv/kryetari i prezencës së OSBE Robert Wilton.
 
Gjithçka për reformën në drejtësi është diskutuar në një tryezë të organizuar nga OSBE në Vlorë për zbatimin e alternativave të dënimit me burgim dhe rolin e avokatit mbrojtës.
 
Të pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa dhe kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, Saimir Vishaj.

Në këtë tryezë ndër të tjerë Robert Wilson ka thënë se reforma në drejtësi është një nga pikat thelbësore të axhendes kombëtare të reformave dhe rrugës drejt Integrimit Europian.
 
Në diskutimin e tij drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Provës Ilir Qafa ka komentuar se krijimi i shërbimit të provës, ka shënuar një hap shumë të rëndësishëm në reformimin e Sistemit të Drejtësisë penale në vendin tone duke jetësuar konsiderueshëm rekomandimet e instrumentave ndërkombëtar.

I pranishëm në takim, Saimir Vishaj, Kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penaliste të Shqipërisë ka shtuar disa problematika me të cilat avokatët mbrojtës përballen në shërbimin e provës. Sipas tij duhet të rishikohen dënimet alternative me 18 muaj shërbim prove për veprat penale të cilat nuk dënohen me më shumë se 4 muaj burg.
 
Aktualisht shërbimi i provës vetëm brenda harkut kohor të një viti ka çelur 10 zyra të reja rajonale duke e çuar në 22 numrin total të tyren si dhe ka 5-fishuar orientimin e të miturve drejt shërbimit profesional.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllain e tij

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllain e tij