Policia e Vlorës ka prangosur sot njërin prej autorëve të plagosjes së ndodhur mbrëmë në qytetin e Vlorës ku një 37-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë së qytetit bregdetar në pranga ka rënë Edmond Maskaj, 23-vjeç dhe është shpallur në kërkim E. Z.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen "Lef Sallata", pas një konflikti për motive të dobëta (të çastit), E.Z. ka plagosur rëndë me armë zjarri "pistoletë" në këmbë Rr. M., 37 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal për të marrë ndihmë mjekësore dhe tani është jashtë rrezikut për jetën.
Edmond Maskaj, rezulton se është poseduesi i armës së zjarrit tip "Pistoletë-Glock", 1 krëhër me 13 fishekë të kalibrit 9 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com