Vlorë, policia mes Gardës e pronarëve

Në konfliktin e lindur në zonën pranë ish vilave qeveritare në  Ujin e Ftohtë në Vlorë,  ajo që ndodhet në mes, dhe nuk di nga të shkojë është policia e Vlorës. I duhet të mbajë anën e Gardës, repartit ushtarak , prapa të cilit janë zyrtarë të lartë politik të një shteti, apo të pronarëve të tokës të cilët kanë dokumente gjyqësore në dorë dhe vërtetojnë se toka i takon atyre, e Garda ska më të drejtë të administrojë këtë pjesë të tokës.
Gjatë ditës së sotme ka pasur konfrontim fizik mes pronarëve dhe efektivave të Gardës të cilët tentuan të rrethonin punimet për të mos lejuar vazhdimin e tyre. Tension ka pasur dhe  gjatë ditës së djeshme, mes efektivave të Gardës dhe pronarëve. Tensioni zgjati për gati 8 orë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore