Prej pesë ditësh qyteti i Vlorës, zona e Radhimës dhe Orikumi janë pa ujë dhe pa energji elektrike. Shkak për këtë janë bërë ndërhyrjet dhe investimet që po kryhen për vënien në funksion të linjës 35 kw.
Sipas drejtorit të OSSHE Vlorë Roland Saliu kjo ndërhyrje ishte një domosdoshmëri për të garantuar një sezon pa probleme në energji elektrike.
“Kjo ndërhyrje ishte një domosdoshmëri për të garantuar një sezon pa probleme në energji elektrike. Kjo linjë ka më shumë se 40 vjet që nuk është vënë dorë për të riparuar. Në përfundim të këtij muaji pritet të mbarojë edhe faza e parë e linjës 35 kilovolt, që do të fillojë nga zona e TEC-it deri në zonën e Ujit të Ftohtë. Faza e dytë do të vazhdojë në mbyllje të sezonit turstik, kur pritet të jepet një zgjidhje edhe për zonat e tjera. Në fillim të muajit korrik pritet të vihet në funksion edhe kabina elektrike në zonën e Palasës, e cila do t’i japë fund problemeve në zonën e Dhërmiut”, deklaron drejtori i degës së OSHEE-së, Roland Saliu.
Faza e dytë do të vazhdojë në mbyllje të sezonit turistik ku pritet të jepet një zgjidhje edhe për zonat e tjera. Në fillim të muajit Korrik pritet të vihet në funksion edhe kabina elektrike në zonën e Palasës e cila do ti japë fund problemeve në zonën e Dhërmiut.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com