TIRANË - Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare-Vlorë, me rastin e Ditëve Europiane të Trashëgimisë, në faqen e saj zyrtare, ka publikuar disa fotografi me fragmente nga skulptura monumentale e gjetur në Bestrovë te Vlorës, vepra te skulptorit italian nga Verona, Ruperto Banterle (1889-1968). Specialistët e DRKK-Vlorë Ing. Agim Haxhiraj dhe N.Barjamaj, kanë menduar që në kuadrin e “Ditëve Europiane të Trashëgimisë” të publikojnë dhe dhurojnë fotografitë e një vepre të veçantë realizuar nga skulptori italian Ruperto Banterle.
Skulptori italian Ruperto Banterle (1889-1968) ka lindur në Verona dhe është student i mjeshtrit Scanzi të Akademisë së Arteve të Bukura të Gjenovës . Pas diplomimit shkoi në Paris për të studiuar skulptorët e mëdhenj, Auguste Rodin, Emile- Antoine Burdelle, Georges Minne, Constantin Meunier, Aristide Maillol dhe Medardo Rosso.
Në vitin 1914 ka marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore si ushtar në Vlorë, Shqipëri. Në këtë kohë ka realizuar këtë vepër në beton arme në të cilin duket qartë stili i veçantë i tij i ngjashëm me veprat që ka realizuar në Verona, kryesisht në Varrezat Monumentale të Veronës. Në vitin 1934 Bashkia e Veronës i ka propozuar dekorimin e Urës Garibaldi në të cilën janë vendosur disa statuja si ajo për udhëheqësin, për nënën dhe për bujqësinë, të punuar në gur.
Kjo urë u hodh në erë nga Ushtria Gjermane gjatë tërheqjes. Në vitin 1937 ka marrë pjesë në ekspozitën koloniale të Parisit ku tërheq vëmendje me bazorelievet e tij.
Jashtë vëndit ka realizuar fasadën e Katedrales së Khartoumit (Sudan), ku ekspozohen dy statuja të mëdha, Shën Marko dhe Shën Mateo, gjithashtu punime të tij gjenden në Fabrikën e Çelikut në Venezuelë dhe në qendër të kryeqytetit të Venezuelës është vendosur statuja e Heroit Kombëtar Simon Bolivari.
Foto të tjera..Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
37.9%
-
Opozitës
10.3%
-
Qytetarëve
51.8%
Vota total: 5582
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe
5 Gusht, 17:51
-
BE-ja shton 28 zyrtarë bjellorusë dhe “propagandistë” në listë të zezë
5 Gusht, 17:32
-
Zyrtare/ ‘Rrufe në qiell të hapur’, Partizani shkarkon Orges Shehin
5 Gusht, 17:20
-
Incidenti i Osmanit në Aeroportin e Shkupit, Maqedonia kallzon shefin e sigurisë së kryeparlamentarit: Kërcenoi me armë një punonjës
5 Gusht, 17:09
-
Këngëtarja Adele zbulon këngën që i ndryshoi jetën: Isha në depresion, qaja shpesh
5 Gusht, 17:09
-
Kryeministri britanik Starmer takim urgjent me ministra dhe zyrtarë: Protestuesit e dhunshëm do të përballen me forcën e ligjit
5 Gusht, 16:43
-
Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm
5 Gusht, 16:18
-
Fitorja e Tavos dhe PS në Himarë/ Martin Leka: Tregues për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, opozita në alarm! Vota ishte protestë ndaj Belerit
5 Gusht, 16:15
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Institucionet qendrore rrisin borxhet, shkojnë 3.5 mld lekë! Ministria e Infrastrukturës kërkon fond t’i shlyejë
5 Gusht, 15:59
-
Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina Wazed jep dorëheqjen! Shkak trazirat dhe kaosi që 'zaptuan' vendin
5 Gusht, 15:59
-
Paris 2024/ Shkruhet historia, ekipi i refugjatëve siguron medaljen e parë
5 Gusht, 15:51