Vlorë, qëllohet me armë makina e
Kreshnik Tepelenës, sekretarit të PS

Vlorë, qëllohet me armë makina e<br />Kreshnik Tepelenës, sekretarit të PS
VLORE- Sekretari i Partisë Socialiste në Vlorë, Kreshnik Tepelena, është sulmuar për të dytën herë brenda një ditë. Pasi i është shpërthyer me tritol mëngjesin e sotëm një makinë e tipit “BMW X5”, në mbrëmje është qëlluar me armë edhe makina tjetër.
 
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Llakatund në Selenicë të Vlorës.
 
Makina e tipit “Land Rover” është qëlluar me armë zjarri. Dhe sipas të dhënave që vetë sekretari i PS në Vlorë, Tepelena, “pas qëllimit me armë, makina është djegur”.
 
Kreshnik Tepelena ndodhet në komisariatin e Vlorës për të denoncuar ngjarjen, pasi brenda ditës atij i janë djegur dy makina.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara

Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara