“Duhen ndarë dy gjëra. Arben Malajn shumë prej jush e kanë mik. Është një djalë nga Vlora dhe ka shumë familjarë e miq. Nuk ju them t’u mbyllni derën. Por të kuptojë se vota në 23 qershor nuk është votë për mik, por për të shpëtuar nga rrënimi ekonomik. Vota nuk është investim për karrigen e Arben Malajt. Ne jemi qytetarë dhe nuk duhet të urrehemi me njëri-tjetrin. Vota nuk është për të vendosur në karrige Malajn, i cili edhe nëse do nuk i merr dot ato vota, por është për të hequr nga puna Saliun. Vota për Arben Malajn është votë për Saliun, pasi i hiqet PS, Aleancës për Shqipërinë Europiane. Dhe e merr lumi atë votë, përkthehet në një votë për Saliun, pasi nuk çon peshë asgjëkund. Nuk kuptoj sesi Arben Malaj del e kërkon botë si i pavarur, ndërkohë që me përulësi për atë që ka bërë Vlora për të këtë herë mund të mos ishte deputet, dhe t’i shërbente në një detyrë tjetër, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë”, tha Rama.
Rama premtoi se “PS me ardhjen në pushtet do të kthejë deputet në punë, për të dëgjuar hallet e çdo shqiptari në mënyrë që t’i jepet zgjidhje problemeve”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)