Vlorë, sekuestrohen 170 kg drogë
Lazarati në një fugon të braktisu

Vlorë, sekuestrohen 170 kg drogë<br />Lazarati në një fugon të braktisu
VLORË- Pas një ton droge që u sekuestrua në Durrës në një furgon, në qytetin ë Vlorës është sekuestruar një sasi tjetër prej 170 kg lëndë narkotikë në një fugon të braktisur.

Edhe kjo sasi dyshohet së kishte origjinë nga Lazarati i Gjirokastër dhe do të transportohej drejt shtetit italian.
 
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Vlorës që saktëson se lënda narkotike u gjet në një fugon të braktisur në afërsi të ndërmarrjes pyjorë dhe për këtë sasi janë ndaluar 3 persona që dyshohet se do të kryenin transportimin.

Droga e llojit kanabis sativa u sekuestrua nga forcat e Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë ë Policisë në kuadër të operacionit policor "Mesnata” që është bërë e mundur në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim