Vlorë, sekuestrohen 28 kg kanabis 
do trafikohej në Greqi

Vlorë, sekuestrohen 28 kg kanabis <br />do trafikohej në Greqi
VLORE- Sekuestrohen 28 kg kanabis në qytetin e Vlorës, e destinuar për tu trafikuar në Greqi. Operacioni i koduar “Mesnata” ka cuar në arrestimin e 60 vjecarit Jonuz Memini, banues në lagjën “Kushtrimi” te ketij qyteti.  

Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28 kg lëndë narkotike e llojit “Cannabis sattiva” e paketuar në 23 pako e mbështjellë me natriban. Nga hetimet 1 mujore të kryera në lidhje me këtë rast ka rezultuar se lënda narkotike ishte përgatitur për tu trafikuar në Greqi. Ndërkaq policia vijojn hetimet për të zbardhur se kush janë bashkëpunëtorët e tij dhe se kujt do ti dorëzohej lënda narkotike. 

(jd/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi Piepoli/ Socialistët: Konfirmoi se jemi forcë e parë! Korreshi: Duhet të reflektojmë që të maksimalizojmë votën

Sondazhi Piepoli/ Socialistët: Konfirmoi se jemi forcë e parë! Korreshi: Duhet të reflektojmë që të maksimalizojmë votën